Me kaosin dhe ndërprerjet që priten në rrugë dhe në aeroporte gjatë fundjavës së festave, marrja e një bilete treni mund të jetë një opsion i mirë, përcjell albinfo.ch.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që shkojnë në Ticino, një destinacion popullor për Pashkë.
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) kanë njoftuar se 22 trena shtesë do të lëvizin nga Zvicra gjermanishtfolëse në Ticino dhe anasjelltas, gjatë fundjavës së Pashkëve.
Trenat do të pajisen edhe me disa vagonë të tjerë. Prandaj, pasagjerët do të kenë në dispozicion rreth 34,000 vende shtesë.