Lajme
“Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Cyrih
Të mërkurën “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës shqipe në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimi do ta mbahet çdo të mërkurë nga prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat e shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45.
Vizioni i “Shkollës Shqipe” në Zvicër është hapja e sa më shumë klasave të tjera dhe të përfshihen sa më shumë nxënës në orët e gjuhës shqipe. Kjo gjithnjë e më tepër po bëhet realitet dhe shembull i mirë që duhet ndjekur nga të gjithë.
Me synimin e vetëm, që të ruajë gjuhën dhe kulturën shqipe, mërgimtarët janë duke punuar për të hapur sa më shumë dyer të shkollave për mësimin e gjuhës shqipe. Si zakonisht, çdo hapje e klasave shkollore shoqërohet me gëzimin e papërshkrueshëm të nxënësve, të cilët posa marrin librat në dorë, dallohen për nga buzëqeshja, e cila është e veçantë, sepse më në fund edhe atyre iu jepet mundësia, edhe pse janë larg atdheut, që ta mësojnë gjuhën e nënës, përcjell albinfo.ch.
Nxënësit: Rioni, Dori, Amari, Ermali, Seiti, Jasini, Mirlandi, Omeri, Uthmani, Mirlandi, Sandra, Nilayi, Leyahi, Medini, Medina, Ahili dhe Ajani u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që ata t`iu bashkëngjiten në rrugën e diturisë.
Edhe prindërit ishin të përkushtuar sa i përket nisjes së mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët e tyre, ata premtuan se do të kontaktojnë edhe me prindër të tjerë, me qëllim që numri i nxënësve shqiptarë të vijë duke u shtuar në Feuerthalen dhe kështu të ketë mundësi të fillojmë edhe ndarjen e nxënësve në grupe, përcjell albinfo.ch.
Ky qe një fillim i mbarë, ku nxënësit patën rastin të ndjekin shpjegimet e prof. Isuf Ismailit rreth punës dhe detyrave në këtë tremujorësh, me qëllim që ata të përvetësojnë sa më parë mësimin e gjuhës sonë. Shkronjat, fjalët, drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e fjalëve dhe kështu fëmijët do të kenë mundësi të lexojnë dhe të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














