Lajme
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm
Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është me dyshtetësi zvicerano-kosovare
Policia ja ka behur në orën pesë të mëngjesit, në disa vende në të njëjtën kohë, në qytetin Bulle të Kantonit Friburg. Zyra e Prokurorit Federal (BA) raporton: “Luftim i terrorizmit: bastisje shtëpish dhe arrestime në kantonin e Friburgut”.
Tani fotografia ka filluar të qartësohet: të dyshuarit e parë do të duhet të përgjigjen përpara Gjykatës Penale Federale në Bellinzona, transmeton albinfo.ch. E para është një grua, sot 28 vjeçare. Akuza: Shkelje e të ashtuquajturit ligji i ndalimit të IS dhe paraqitje e dhunës.
Sipas aktakuzës, e akuzuara nga qyteti Bulle u ka dërguar video duke lavdëruar IS-in disa njerëzve nga rretthi i saj. Video tregojnë gjithashtu skena dhune, si prerje të duarve, vrasje të njerëzve me prerje koke etj. Videot shoqërohen edhe me thirrje arabe në të cilat bëhen homazhe për “luanët e Shtetit Islamik” etj., shkruan srf.ch. 28 vjeçarja është e akuzuara e parë. Ajo ka dalë para gjyqit të enjten (dje), më 23 mars.
Sipas aktakuzës, ajo, mjete propagande të IS-it kishte dërguar edhe një shoqeje të saj në fshatin fqinj. Kjo (e dyta) gjithashtu është akuzuar dhe do të dalë në gjykatë pas dy javësh. Sipas aktakuzës, kolegia e saj 33-vjeçare ka përhapur propagandën e IS-it përmes një bisede në grup me 38 anëtarë. Ndër të tjera, ajo ndau një tekst për një snajperist të IS-it i cili qëllon “të pafetë” në Siri.
Dy gratë e akuzuara tani, nuk janë arrestuar gjatë bastisjeve në tetor 2020. Por sipas hulumtimit të SRF, ato janë pjesë e këtij mjedisi. Konkretisht: janë gra të burrave të arrestuar në atë kohë.
Çiftet e martuara janë në qendër të skenës së supozuar të mbështetësve të IS nga Gruyeres, përcjell albinfo.ch. Dy burrat ishin në paraburgim prej disa muajsh, por sot janë sërish të lirë, siç konfirmon BA. Procedimi penal, i cili përfshin edhe dyshimin për mbështetje ose pjesëmarrje në një organizatë kriminale, është ende në pritje.
Grupi Gruyere përfshin gjashtë të dyshuar
Seanca gjyqësore që ka filluar të enjten kundër gruas së parë të përmendur më lart është preludi i një sërë gjykimesh për skenën e dyshuar të IS në Gruyere.
Gjithsej janë të paktën gjashtë të dyshuar: procedimi penal po zhvillohet edhe ndaj një gruaje dhe një burri nga rajoni. Ata ishin arrestuar në bastisjet e vitit 2020. Gjashtë të akuzuarit që janë të moshës nga 26 deri në 33 vjeç, janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është me dyshtetësi zvicerano-kosovare.
Të pandehurit nuk kanë pranuar të japin deklarate për SRF. Ndërsa nga njerëzit e afërm me ta mund të dëgjohen ankesa se ata po trajtoheshin në mënyrë të padrejtë dhe se akuzat janë të ekzagjeruara, transmeton albinfo.ch. Ndoshta njëri apo tjetri ka gabuar, por nuk janë të rrezikshëm, thonë ata. Nga skedarët në të cilët SRF ka qasje mund të konkludohet se është e vërtetë që nuk kishte plane konkrete të sulmit. Por aty kishte: mbështetje të supozuar të një organizate terroriste, shpërndarje propagande dhe përshkrime të dhunës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













