Lajme
NATO-ja, e hapur për bashkëpunim të ngushtë me Zvicrën
Ministrja zvicerane e Mbrojtjes, Viola Amherd, ka zhvilluar bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të rritur bashkëpunimin me aleancën ushtarake.
Ministrja zvicerane e Mbrojtjes, Viola Amherd, ka zhvilluar bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të rritur bashkëpunimin me aleancën ushtarake.
Duke folur në Bruksel të mërkurën pas një takimi me Stoltenberg, Amherd tha se NATO ishte e hapur ndaj një propozimi të tillë që synon forcimin e lidhjeve ushtarake, raporton swi, përcjell Albinfo.ch.
Zvicra dëshiron të zgjerojë pjesëmarrjen në stërvitjet e NATO-s, të zhvillojë ndërveprimin midis ushtrisë zvicerane dhe aleancës, të forcojë rolin e saj në qendrat e kompetencës të certifikuara nga aleanca Atlantike, si dhe të bashkëpunojë më ngushtë në fushat e kibernetikës, elasticitetit dhe inovacionit.
Aktualisht po zhvillohen bisedime midis Zvicrës dhe NATO-s rreth pjesëmarrjes në Programin Individual të Partneritetit dhe Bashkëpunimit.
Zvicra neutrale nuk është anëtare e NATO-s, por ka marrë pjesë në programin Partneriteti për Paqe të Aleancës për më shumë se 25 vjet.
Ajo është gjithashtu e përfshirë në misionin e mbështetjes së paqes të udhëhequr nga NATO në Kosovë.
Amherd tha se statusi neutral i Zvicrës ishte gjithashtu një çështje në bisedimet e saj me zyrtarët e NATO-s.
Ata e bënë të qartë se do të mirëprisnin një lehtësim të ndalimit të rieksportit të materialeve të luftës zvicerane, sipas ministrit zviceran të Mbrojtjes.
Sipas ligjit aktual, armët e blera në Zvicër nga një vend tjetër nuk duhet t’u kalohen palëve të treta.
Kjo politikë është kritikuar ashpër brenda dhe jashtë vendit, pasi veçanërisht Gjermania, Danimarka si dhe Spanja duan të furnizojnë Ukrainën me armë dhe municione me origjinë nga Zvicra./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












