Lajme
Gjermania kërkon rishikimin e vendimit për heqjen e makinave me karburant
Gjermania po kërkon një zgjidhje të shpejtë të konfliktit brenda Bashkimit Evropian për heqjen graduale të makinave të reja me motorë me djegie deri në vitin 2035, tha sot në Bruksel ministrja e shtetit për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Anna Lührmann.
“Besoj se çështja do të zgjidhet përpara samitit të BE-së të enjten, në Bruksel “, tha Lührmann.
“Berlini do të insistojë për një përjashtim të makinave dhe furgonëve që punojnë me karburante neutrale ndaj karbonit”, tha ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing.
“Ne kemi nevojë për e-karburantet (lëndë djegëse në formë gazi ose të lëngshme që prodhohen nga energjia e rinovueshme), sepse nuk ka asnjë mënyrë alternative për të drejtuar flotën tonë ekzistuese në një mënyrë neutrale ndaj klimës”, tha ai për transmetuesin publik gjerman, ARD.
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare ranë dakord për ndalimin e shitjeve të makinave të reja me motorë me djegie deri në vitin 2035, vjeshtën e vitit të kaluar, por një takim i planifikuar në fillim të këtij muaji për një konfirmim të marrëveshjes u shty si rezultat i kundërshtimit të qeverisë gjermane.
Të martën, Lührmann, një anëtare e të Gjelbërve të Gjermanisë, theksoi se marrëveshja e arritur pas dyerve të mbyllura midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian, që përfaqësojnë shtetet anëtare dhe Komisionit Evropian do të qëndrojë në fuqi.
Si FDP-ja ashtu edhe të Gjelbrit janë pjesë e koalicionit qeverisës të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Qeveria gjermane po zhvillon bisedime me komisionin për mënyrat se si do të zbatohet instrumenti ligjor përkatës.
“Unë supozoj se këto bisedime do të përfundojnë përpara samitit”, tha Lührmann
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












