Shqipëria
Profesoresha shqiptare nuk gjen punë në Shqipëri, kthehet në Francë
Shqiptarja Lorenca Bejko, e cila punon si asistente profesoreshë në një univeristet në Francë, ka treguar për përvojën e punësimit të saj jashtë Shqipërisë për Euronews, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se pasi përfundoi studimet në Francë, vendosi të kthehet në vendlindje. Me gjithë suksesin dhe vullnetin, ajo nuk mundi të punësohej në asnjë prej universiteteve në Shqipëri. Përkundër insistimit të saj dhe aplikimeve të shumta, asnjëherë nuk mori përgjigje. “Pas studimeve doktorale, jam shumë e lidhur me familjen dhe vendosa të kthehem në Shqipëri. Aplikova në Shqipëri në të gjitha universitetet në bazë të kritereve që ata kishin dhe nuk pata kurrë asnjë telefonatë”, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.
Kështu, Bejko, e detyruar, vendosi të kthehej në Francë dhe ka siguruar punë si asistente profesoreshë me pagë 120 euro në orë. “Të paktën për mua që jam asistent profesoreshë, pasi ky është pozicioni i parë që t’i merr pas studimeve doktorale, në Francë ke një rrogë rreth 120 euro në orë, në krahasim me 5 mijë lekë apo 10 mijë lekë që paguhet një asisten profesor në Shqipëri. Është vlerësim kur merr 120 euro në orë, ama dhe konkurrenca është më e lartë”, tha ajo për Euronews, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë










