Kosova
Mungesa e vizës, shkak që boksieria nga Kosova të mos marrë pjesë në kampionat
Donjeta Sadiku dhe boksierët e tjerë nga Kosova që do të marrin pjesë në Botërorin e Boksierëve, mbase edhe mund të mos marrin pjesë fare. Kjo për shkak të procedurave për pajisje me vizë.
Ekipi për të hënë ka rezervuar biletat për të udhëtuar në Indi, ku mbahet botërori, por as të premten nuk kanë marrë përgjigje, e nëse javën e ardhshme përgjigje, mund të jetë vonë për Donjeta Sadikun, raporton, Koha.net, përcjellë Albinfo.ch
Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës i kanë thënë Koha.net, se kështu ka ndodhur edhe në vitin 2019. “Nuk na janë përgjigjur deri në ditët e fundit dhe më pas na kanë thënë se autoritetet në Indi nuk kanë lëshuar vizat. Shpresojmë që këtë herë të jetë ndryshe, por shenjat nuk janë të mira. Ne për të hënën kemi të planifikuar udhëtimin”, ka thënë Latid Demolli. Dëshpërimi është i madh edhe te boksieria pasi të hënën është e planifikuar arritja e delegacioneve në New Delhi, ku mbahet Botërori. Të martën është akreditimi e të mërkurën shorti zyrtar. Mundësitë po rriten që Donjeta, fituese e medaljes së bronztë nga Botërori i vitit të kaluar, të mos jetë pjesë e shortit.
Federata e Boksit i ka nisur një letër Federatës Ndërkombëtare duke e akuzuar për diskriminim. “Si ndodhi që IBA lejoi një vend si India të organizojë Kampionatin Botëror, duke ditur që India është dënuar dhe nuk është lejuar të organizojë ngjarje të tilla për shkak të diskriminimit që na është bërë në vitet 2018 e 2019? Kemi qenë të sigurt që këtë vit nuk do të kemi problemin e njëjtë”, ka shkruar FBOXK në letrën që e ka dërguar të premten te Federata Ndërkombëtare e Boksit, raporton Koha.net, përcjellë Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












