Kosova

Osmani: Të ketë sa më shumë rrugë me emra të grave

8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit para asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e quajti një emergjencë kombëtare feminicidin që duhet trajtuar, përcjell albinfo.ch.

“Të ketë sa më shumë emërtime të reja të rrugëve me emra të grave, e sa më shumë gra të kenë të drejtën e pronës”, u shpreh presidentja Osmani.