Hipotekat janë aktualisht në nivelin më të lartë këtë vit, në 2.95 për qind për pesë vjet dhe 3.08 për qind për norma fikse 10-vjeçare, sipas platformës konsumatore Moneyland, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për këtë rritje, tha eksperti i hipotekave të Moneyland, Felix Oeschger, është se inflacioni u rrit në 3.4 për qind në Zvicër në shkurt, duke rritur normat e interesit.
Nuk mund të përjashtohet që Banka qendrore të rrisë më tej interesin në muajt e ardhshëm, që do të thotë se normat e hipotekave do të arrijnë nivele të reja këtë vit.