Lajme
Mundësi për shqiptarët në Ticino: Një shqiptar në Parlamentin Kantonal
Remzi Durmishi, kandidat nga partia Il Centro, ka shumë për t’u ofruar shqiptarëve në kantonin më jugor të Zvicrës

Në zgjedhjet në kantonin e Ticinos, që mbahen më 2 prill, e kërkon votën edhe një shqiptar. Ky është Remzi Durmishi, me një bagazh të madh politik.
Ai për albinfo.ch ka treguar pse duhet ta votojnë atë dhe biografinë e tij të pasur.
“Kam pranuar kandidaturën nga dega e partisë Il Centro (Die Mitte) nga vjen edhe ministri Raffele De Rosa – mik i imi dhe i gjithë shqiptarëve – sepse jam i bindur që unë, bashkë me komunitetin tonë këtu mund të kontribuoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve.”, thotë politikani shqiptar.
Sipas tij, është momenti i duhur edhe si komunitet që jetojmë ne Ticino. “Jemi mirë të integruar në të gjitha nivelet. Si në shoqëri, në administratë publike, në kompani të ndryshme etj.”, tha Durmishi duke bërë publike idetë dhe programin politik:
“Kam ide dhe plane konkretë për të përmirësuar ngadalë, por sigurt jetën e të gjithë qytetarëve këtu në Ticino:
- Për familjet, duke krijuar kushte të favorshme për të shtuar natalitetin dhe për te përmirësuar piramidën demografike dhe për të gërshetuar në mënyrë më të mirë të mundshme punën dhe nevojat e familjes.
- Për të rinjtë që pas studimeve dëshirojnë të mbesin këtu apo te kthehen nga Zvicra qendrore, ku kanë kryer studimet
- Për të moshuarit që punojnë dhe sakrifikojnë tërë jetën duke kontribuar si në aspektin publik/shoqëror, si duke krijuar mirëqenie për vete dhe familjet e tyre (shteti nuk duhet t’ju krijoj lehtësira e jo t’i paralizojë pse janë pronarë të shtëpisë dhe tokës se tyre)
- Për të gjithë njerëz që jetojnë dhe kontribuojnë në Kantonin tonë, duke ju siguruar atyre një vend të punës me një pagë të dinjitetshme
- Për kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat përveçse janë resurse te rëndësishme, duhet të konsiderohen partner të shtetit, duke pas parasysh kontributin e tyre në mirëqenie të shoqërisë dhe krijimin e vendeve të punës, por që ballafaqohen vazhdimisht me një burokraci të ngjeshur dhe nganjëherë të komplikuar
- Për të gjithë vajzat e djemtë tonë, duke ju garantuar atyre një ambient te shëndoshë, arsimim inklusiv dhe në hap me kohën
- Për të garantuar trajtim të barabartë dhe për të mos thelluar dallime për shkak të emrit apo prejardhjes, sidomos në qasje të vendeve të punës dhe në shkolla
Dhe natyrisht për të qenë zë i fuqishëm i interesave të të gjithë bashkatdhetarëve të mi, sepse edhe unë kam kaluar dhe ballafaqohem me të njëjtat sfida sikurse ata.
Mendoje se kam eksperiencën e duhur, arsimimin e nevojshme për të qene zë i fuqishëm i tyre.
Biografia
Remzi Durmishi i lindur në Podujevë më 1980.
Pjesërisht shkollën fillore e kreu në Podujevë, për të vazhduar në Zvicër që nga viti 1993.
Me të përfunduar shkollën fillore, vazhdoi dhe përfundoi shkollimin e mesëm në Zvicër në drejtimin elektroteknik, pastaj vazhdoi me Informatikë dhe administratë. Ndërsa më vonë, duke u shtyrë nga pasioni që ka për filozofi, vazhdoi studimet në Fakultetin e Lugonos drejtimi filozofi dhe shkencat humane.
Ka qenë dhe është aktiv, si udhëheqës, themelues apo bashkëthemelues në shumë shoqata shqiptare, zvicerane dhe shqiptaro-zvicerane si në nivel kantonal, ashtu edhe në nivel federal. Aktivist i çështjes kombëtare.
Anëtar i Komisionit kantonal për integrim.
Aktualisht nënkryetar i “Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës”, Kryetar dhe themelues i shoqatës “Riviera Social”, Sekretar i shoqatës “Associazione di psicoanalisi e filosofia della politica”, drejtor dhe themelues i Televizionit Zviceran “Tv Riviera 24”, aksionar i kompanisë familjare që vepron në Zvicër dhe Kosovë, funksionar në Ministrinë e Shëndetësisë në Ticino.
Artdashës dhe vijues i akademisë së aktrimit në Zvicër me prof. Adem Kicaj. Pjesëmarrës në role të ndryshme në filma të prodhuar në Zvicër apo Kosovë.”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor