Maqedonia
Maqedoni: Çmimi i lartë i bukës dhe produkteve të tjera, qytetarët të pakënaqur

Përveç mungesës së bukës nëpër shumë markete ditëve të fundit, qytetarët e anketuar nga TVM2 të revoltuar edhe me çmimin dhe cilësinë që marrin.
Ata thonë se çmimi aktual i bukës është i lartë në krahasim me standardin e tyre ndërsa shprehen të pakënaqur edhe me cilësinë dhe sasinë të cilën e paguajnë për një bukë.
“Çmimi bukës është i lartë në krahasim me standardin, jo vetëm buka por nuk ke asnjë artikull që nuk është çmimi i lartë ndërsa rrogat janë 20 mijë denarë. Çfarë cilësie ka një bukë prej 300 gramëve, ndërsa e shesin një kilogram 35 denarë. Një kifle është 35 denarë”
“Çmimi është i lartë, ka dikush nuk mund të blej buk, dikush blen deri 5 kilogram ku do ti merrë paratë. Nuk është edhe e shëndetshme kjo bukë e mbushur më shumë me patate dhe e fryjnë ndërsa nuk i ka as 300 gram”.
“200 gram buka 35 denarë i bie 3 euro një kilogram bukë. Kualitet nuk ka, çka është më e zezë janë duke futur në to, i helmuan popullin”.
“Çmimi i bukës duhet të jetë mesatar dhe në bazë të gjendjes aktuale duke pasur parasysh shtrejtësinë dhe gjendjen ekonomike të populates, është shumë e ultë. Sa i përket cilësisë furnizohem nga një furë por edhe kemi filluar të gatuajmë”.
“Çmimet shumë të larta, më mirë të bëjmë buk të shpisë”.
“Kualiteti i bukës varet nga prodhuesi. Ka buk që është e shijshme dhe e mirë për ta ngrënë, por ka edhe jo të mira, ku mos të them çka nuk mund të gjesh në të” – u shprehën disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Ndryshe ditë më parë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se me vendimin e fundit të qeverisë të gjithë personat juridik dhe fizik të regjistruar për prodhimin e bukës kanë për detyrim ta prodhojnë dhe ta vendosin në qarkullim bukën me çmimin e ngrirë prej 33 denarë./koha.mk
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €