Kosova
Rohde: Nuk do të lejojmë një ‘Republikë serbe’ në tokën e Kosovës
Së fundmi, propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përcjell albinfo.ch.
Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit, ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe Kryeministri Albin Kurti të hënën në Bruksel kanë pranuar planin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, propozimi ende nuk është nënshkruar. Cilat janë pritjet tuaja?
Jörn Rohde: Fillimisht gëzohem shumë që kemi rastin të takohemi dhe të flasim përsëri për RTK-Radio. Natyrisht, gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Siç e thatë dhe ju, të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Propozimi është një mundësi e madhe për të bërë një hap të madh përpara për arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga palët. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që palët u takuan në Bruksel dhe u pajtuan në parim për pranimin e këtij propozimi, Megjithatë, disa çështje thelbësore ende kanë mbetur të hapura. Kështu, Kosova duhet të tregohet e gatshme të flasë lidhur me Asociacionin e komunave serbe dhe tani ajo që mbetet është implementimi i aneksit të propozimit, sepse pa u pajtuar për zbatimin e aneksit zor se do të jetë i mundur zbatimi i marrëveshjes. Tani presim që bisedimet të vijojnë në mënyrë konstruktive dhe të dyja palët, të themi ashtu, të tregojnë angazhim politik.
Bashkimi Evropian tashmë një kohë të gjatë është i angazhuar dhe ka investuar në stabilitetin e rajonit. A është propozimi gjermano-francez një zgjidhja përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë?
Jörn Rohde: Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës. Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.
Siç e tha edhe vetë Kryeministri Albin Kurti, për dallim prej tij, Presidenti Vuçiq, të hënën, nuk ishte i gatshëm të vendoste nënshkrimin në planin për normalizimin e marrëdhënieve. A është kjo një indice se ai nuk do ta nënshkruajë fare propozimin?
Jörn Rohde: Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj, ashtu siç ka thënë edhe zëdhënësi i BE-së, se ne presim nga të dyja palët, që t’i përmbahen asaj për të cilën janë zotuar dhe kanë premtuar të hënën në Bruksel, pra se e kanë pranuar këtë dokument dhe jo të thonë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e tyre. Unë mendoj se tani është çasti i duhur në mënyrë që palët të fillojnë me zbatimin e të gjitha detyrimeve dhe aspekteve, që dalin nga kjo marrëveshje, përfshirë edhe detyrimet dhe obligimet nga koha e kaluar si për shembull, zotimi për të mos penguara anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Menjëherë pas takimit pati interpretime të ndryshme nga palët për sa i përket marrëveshjes për normalizim. A është gjithçka e definuar qartë në marrëveshje, apo ka vend për keqkuptime?
Jörn Rohde: Hollësitë janë në aneksin për implementim. Natyrisht, duhet të ketë sqarim të këtyre detajeve. Por ta përsëris edhe një herë atë që thashë më parë, se nuk duhet thënë gjëra që bien në kundërshtim me zotimet e dhëna, pasi tashmë udhëheqësit politikë të të dyja vendeve kanë dhënë fjalën e tyre dhe duhet të tregojnë zotësinë për zbatimin e marrëveshjes. Por, ajo që është e shkruar në ato dhjetë, apo 11 pika, që janë brenda marrëveshjes, duhet të zbatohen dhe kjo do të sqarohet në hollësi përmes aneksit të marrëveshjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









