Lajme
Zjarri në depon e djathit në Zvicër
Të enjten në mbrëmje një depo e djathi në Vuistternens-en-Ogoz afër Bern është përfshirë nga flakët. Si pasojë shtatë punëtorë u lënduan dhe e gjithë ndërtesa me inventarin e saj u shkatërruan.
Autoritetet kanë njoftuar se zjarri nisi në bodrum dhe më pas u përfshi e gjithë ndërtesa, raporton DW, përcjellë Albinfo.ch
Zjarrfikësit e kantonit të Frieburgut arritën të shuanin zjarrin tek të premten duke rezultuar kështu edhe me shkatërrimin e 12 mijë rrotave të djathit Gruyere.
Dëshmitarët kanë treguar se dëgjuan fillimisht shpërthime e pastaj zona u mbulua nga tymi. Banorët u udhëzuan që të izolohen e të ruanin ujin. Përkundër kësaj, autoritetet evakuuan 25 persona dhe shtatë morën trajtim mjekësor për shkak që thithen tym, shkruan DW, përcjellë Albinfo.ch
Shkaqet e zjarrit ende mbeten të panjohura për autoritetet zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













