Lajme
Rusia nuk e do Zvicrën si ndërmjetësuese në pajtimin me palën ukrainase
Zëdhënësja Maria Zakharova është përgjigjur në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse për propozimin e ndërmjetësimit të kreut të diplomacisë zvicerane, Ignazio Cassis, ku u shpreh se Zvicra, e cila u është bashkuar sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Perëndimit kundër Rusisë, nuk është më një shtet neutral dhe nuk mund të luajë asnjë rol ndërmjetësues në kontekstin e krizës në Ukrainë.
Para disa ditësh në Nju-Jork, përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, këshilltari federal, Ignazio Cassis, propozoi një takim “në frymën e Konventave të Gjenevës”. “Zvicra është e gatshme në çdo moment t’i sjellë të gjithë rreth tryezës dhe të punojë për pajtueshmëri më të mirë me ligjin ndërkombëtar dhe në fund për paqen”, tha kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA). Zvicra nuk favorizon asnjë palë ndërluftuese ushtarakisht, por neutraliteti nuk do të thotë indiferencë, shtoi Cassis.
Theksohet se nuk është hera e parë që Rusia refuzon ofertën e Zvicrës. Një qëndrim i parë analog daton në gusht 2022.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











