Për të luftuar mungesën e medikamenteve thelbësore, që ka pllakosur Zvicrën prej muajsh, Zyra Federale për Furnizimin Ekonomik (FONES) “do të çlirojë plotësisht” rezervat e detyrueshme të antibiotikëve më 1 mars, përcjell albinfo.ch.
FONES grumbullon furnizime të ndryshme thelbësore, përfshirë barnat, për t’u lëshuar në raste urgjente.