Lajme
Kapen në punë “në të zezë” katër shtetas shqiptarë dhe një i Maqedonisë
Punëdhënësit i presin akuzat për lehtësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve pa leje të vlefshme pune
Më 22 shkurt, zyrtarët nga “kontrolli financiar për punë të padeklaruar” të zyrës kryesore doganore të Dortmundit kanë bërë inspektimin e dy kantiereve të ndërtimi në Dortmund-Hörde. Në momentin kur doganierët kanë hyrë në kantierin e parë, rreth orës 9 të mëngjesit, një 26-vjeçar nga Shqipëria ka tentuar t’u ikë atyre, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai u pengua nga forca të tjera policore që kishin formuar një pengesë të jashtme.
Ai kishte një çështje tjetër penale në ngarkim. Shqiptari qe dënuar me gjobë në vitin 2021 për shkak se ishte gjetur nga dogana në një kantier ndërtimi në Nuremberg pa leje qëndrimi në vitin 2020, shkruan dpa.de. Ai tani është arrestuar pasi nuk ka mundur të paguajë gjobën. Gjithashtu, ndaj tij ka filluar procedimi penal për qëndrim të paligjshëm. Më pas 26 vjeçari është dërguar në një institucion korrektues.
Dy punëtorë të tjerë u përpoqën të fshiheshin po ashtu në kantier. Por ata, dy burra të moshës 29 dhe 40 vjeç, u pikasën shpejt. Rezultoi se të dy ishin shtetas shqiptarë dhe gjithashtu nuk kishin leje qëndrimi për të punuar në Gjermani.
Një tjetër 51-vjeçar nga Maqedonia – gjithashtu pa leje qëndrimi – është gjetur nga zyrtarët në një kontejner ndërtimi, në po atë kantier. Ndaj tre të rinjve ka nisur procedimi penal me dyshimin për qëndrim të paligjshëm në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ata u arrestuan përkohësisht.
Siç dihet, shtetasit e vendeve të treta, për shembull nga Shqipëria ose Maqedonia, falë lehtësimit të vizave mund të qëndrojnë në vendet e Shengenit deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh, por vetëm për qëllime turistike, pra, nuk kanë të drejtë pune.
Në orën 11.30 është inspektuar kantieri i dytë i ndërtimit. Këtu është gjetur një 51-vjeçar nga Shqipëria duke punuar në ndërtim. Ai gjithashtu nuk kishte një leje qëndrimi që do t’i jepte të drejtën për të punuar në Gjermani. Pas fillimit të procedurës penale edhe ai është arrestuar përkohësisht.
Punëdhënësit i presin akuzat për lehtësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve pa leje të vlefshme pune, trasnmeton albinfo.ch. Ata përballen me një dënim me burg deri në një maksimum prej dhjetë vjet. Gjithashtu, është e mundur një gjobë deri në 500,000 eurosh, shkruan media gjermane.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












