Lajme

Cyrihu do të heqë mijëra vende parkimi

Disa banorë dhe biznese në Cyrih janë kundër reduktimit të planifikuar të hapësirave të parkimit në zonën blu (një orë), përcjell albinfo.ch.

Autoritetet bashkiake kanë vendosur të zëvendësojnë, gjatë viteve të ardhshme, rreth 6000 nga këto hapësira me korsi biçikletash, si dhe shtigje më të mëdha për këmbësorët.

Një numër biznesesh në disa rrethe po apelojnë vendimin e qytetit, por shanset e tyre për të fituar janë të dobëta: Gjykata Administrative e Cyrihut tashmë ka hedhur poshtë gjashtë ankesa të tilla.

Gjyqtarët vendosën se zyrtarët e qytetit nuk kanë asnjë detyrim ligjor për të mbajtur hapësirat e parkimit në tokën publike.