Për të parandaluar bllokimet dhe pengesat, qeveria po investon 11.6 miliardë franga për ndërtimin e rrugëve të reja, si dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e tij të mërkurën, Këshilli Federal tha se këto punime nevojiten “për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut”.
Nëse nuk bëhet asgjë, “rreth 450 kilometra të rrugëve kombëtare, ose rreth 20 për qind e rrjetit, do të mbingarkohen rregullisht”.
Megjithatë, disa deputetë janë kundër projektit të zgjerimit, duke argumentuar se është i keq për mjedisin.
“Më shumë rrugë çojnë në më shumë trafik, në dëm të klimës”, tha deputetja e Gjelbër Isabelle Pasquier-Eichenberger.