Maqedonia
Maqedoni: U vonohen pagat, mjekët paralajmërojnë protestë
Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup ka paralajmëruar protesta dhe grevë të personelit mjekësor nëse deri nesër Fondi Shëndetësor nuk i lëshon pagat e muajit janar.
Nënkryetari i kësaj Sindikate, Sefedin Aliu, thotë se vonesa e pagave ka rënduar edhe më shumë gjendjen socio ekonomike të personelit shëndetësor.
“Shëndetësia ekonomikisht është në nivel shumë të ulët dhe të vonohen pagat, është e padurueshme dhe jo rastësisht e thashë se atë që na e mundëson dhe ligji, ditën e hënë nëse nuk ka pagesë të rrogës ne do të dalim në protesta, por pse jo dhe grevë. Ka premtime nga Fondi se nesër do të ketë pagesa të pagave për muajin e kaluar, nëse ajo ndodh do vazhdojmë me aktivitete të tjera, por ka s’ka rroga ne prapë do të protestojmë që mos të ndodhin më kësi gjërash. Jemi të detyruar, njerëzit bukë nuk kanë. Larg jemi nga ajo për të biseduar për standard më të larta, pagat e personelit shëndetësor janë për mëkat – shumë të vogla. Jemi në kontakt me anëtarësinë, dhe do të veprojmë në përputhje me atë se cfarë e kërkon situata”, tha Aliu, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Sindikata e Spitalit 8 shtatori për nesër ka paralajmëruar protestë të qetë gjysmë orëshe. Drejtuesja e Sindikatës madje tha se po ushtrohet presion ndaj tyre që të mos dalin në protestë.
“Kemi caktuar protestë të qetë për nesër nga ora 13 -13.30 në të cilin protest ne do ta shprehim pakënaqësinë për mos marrjen e pagës e cila është vonuar dhjetëra ditë. Bankat nuk pyesin përse vonojnë pagat, kemi presione, duhet t’i paguajmë kreditet duhet të paguajmë kontributet të tjera mujore, faktikisht kemi rritje kamate, njerëzit janë të pakënaqur dhe këtë protest ë e bëjmë është për t’i [ërfaqësuar të gjithë të punësuarit në Spitalin “8 shtator” . njoftimin për protest e dorëzuam në arhivë që të premten, por nga fillimi kishim presione nga menaxhmenti ndërsa morëm informata nga të punësuarit se përballen me presione me qëllim që nesër të mos dalin në protest”, shtoi Renata Gjakonoviq, Sindikata e pavarur e Spitalit “8 shtatori – Shkup.
Ditë më parë ministri i Financave, Fatmir Besimi, deklaroi se nëse deri të hënën Fondi Shëndetësor nuk e zgjidh problemin, paratë për pagat e punonjësve shëndetësorë do të transferohen direkt nga thesari, ndërsa pasi të zgjidhet problemi ato mjete do t’i kompensojë Fondit. Problemi me pagat erdhi pas sulmeve kibernetike të Fondit Shëndetësor, duke paralizuar pothuajse tërësisht këtë institucion.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













