Muzikë
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet” nga Winterthuri
Më 18 shkurt ansambli “Trojet” organizon nüe Winterthur një koncert të veçantë për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet” nga Winterthuri në Zvicër është në prag të mbushjes së një dekade me plot aktivitete kulturore.
Ansambli “Trojet” është themeluar më 17 prill 2013 në Winterthur, në Kantonin e Cyrihut, andaj ky është viti jubilar i ansamblit “Trojet”.
Ky ansambël për vite me radhë ka luajtur rol të rëndësishëm për mbajtjen e kulturës shqiptare në Zvicër, si një promovues i kulturës së mirëfilltë shqiptare në Zvicër.
“Krenarë, të privilegjuar dhe mirënjohës, krenarë dhe të privilegjuar që punojmë për ruajtjen e kulturës sonë, duke organizuar promovime librash, ekspozita pikturash dhe koncerte për festat kombëtare, mirënjohës të gjithë anëtarëve, valltarëve, prindërve që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit tonë”, shprehet sekretari i këtij ansambli, Taip Zeqiri.
Ansambli “Trojet” ka organizuar disa evente në Zvicër, veçmas për Festën e Pavarësisë 17 Shkurtin dhe 28 Nëntorin.
“Sikur çdo vit, prej themelimit të ansamblit, edhe këtë vit do të organizojmë festë për Pavarësinë e Kosovës më 17 Shkurt dhe për nder të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit, gjithashtu do të organizojë festën e 8 Marsit me një koncert me këngëtarët e estradës shqiptare, Remzije dhe Nexhat Osmanin. Pasi që e kemi vitin jubilar, 10-vjetorin e themelimit, kemi paraparë disa aktivitete kulturore gjatë gjithë vitit”, tregon Zeqiri.
Vlen të theksohet se ansambli “Trojet” ka 88 valltarë, 48 fëmijë në grupin e moshave të reja dhe 40 në grupin e të rriturve.
I pyetur nga Albinfo.ch se a ka të interesuar nga të rinjtë që t’i bashkohen ansamblit “Trojet” dhe të bëhen pjesë e valltarëve, Zeqiri tregon: “Kemi plot të interesuar prej të gjitha grupmoshave dhe posaçërisht interes shpehin 6-12 vjeçarët, ndërsa djemtë janë më pak të interesuar dhe do të na gëzonte që edhe ata të shprehin pak më shumë interes dhe të na bashkohen. Apelojmë te prindërit sa më shumë t’i angazhojnë dhe t’i motivojnë fëmijët që t’i anëtarësojnë në ansamble dhe shoqata kulturore artistike afër vendbanimeve të tyre që ta ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare”.
“Interesimi për koncertet tona ështe shumë i madh dhe salla mbushet gjithmonë me bashkatdhetarë, me disa qindra persona nga të gjitha vendet anembanë Zvicrës. Kjo pjesëmarrje dëshmon se shqiptarët në Zvicër kanë interes të madh për festat kombëtare që organizon ansambli”, tregon Zeqiri.
Më 18 shkurt ansambli “Trojet” organizon një koncert të veçantë për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ky koncert do të jetë një gëzim i vërtetë për të gjithë ata që duan të festojnë dhe të ndjehen krenarë për vendin e tyre. Përveç muzikës dhe valleve popullore, do të ketë gjithashtu ushqime tradicionale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar















