Në një studim akademik të kohëve të fundit mbi llojin e profesioneve që popullata e Zvicrës admiron më shumë (dhe më pak), fituesit e qartë janë mjekët, profesorët e universitetit, menaxherët, pilotët e avionëve, zjarrfikësit dhe gjyqtarët, përcjell albinfo.ch.
Ky është konstatimi i projektit Ndryshimet Sociale në Zvicër, i realizuar nga Qendra Zvicerane e Kompetencës për Shkenca Sociale (FORS) dhe Universiteti i Lozanës.
Nga ana tjetër, pastruesit, ndihmat e kuzhinës, punëtorët e fabrikës dhe arkëtarët janë ulur në fund të renditjes.
Dy faktorët kryesorë që shpjegojnë prestigjin e një profesioni (ose mungesën e tij) janë trajnimi dhe të ardhurat, zbuloi studimi.
Megjithatë, zviceranët nuk janë elitistët e vetëm në Evropë: rezultate të ngjashme janë vërejtur edhe në sondazhe ndërkombëtare.
I vetmi ndryshim është se profesionet teknike dhe profesionet e tjera që dalin nga formimi profesional kanë prestigj më të lartë në Zvicër sesa jashtë. https://www.socialchangeswitzerland.ch/?p=3437