Lajme
Kantoni i Cyrihut zgjedh sot parlamentin dhe qeverinë
Aleanca për Klimën (PS, të Gjelbërit, GLP, EVP dhe AL) pritet të kenë numër të njëjtë vendesh si partitë e djathta (SVP, FDP, Mitte dhe EDU), 90 me 90
Elektorati i kantonit të Cyrihut zgjedh sot anëtarët e Qeverisë dhe të Parlamentit Kantonal, transmeton albinfo.ch. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë një tregues i rëndësishëm për zgjedhjet kombëtare që do të mbahen këtë vjeshtë.
Të shtatë anëtarët e deritashëm të qeverisë pritet të fitojnë rizgjedhjen. Pas numërimit të 169 nga 174 komunat, të gjithë ata kanë arritur plusin absolut.
Në Parlamentin kantonal “aleanca klimatike” rrezikon të humbasë shumicën e saj, shkruan srf.ch. Sipas parashikimeve të fundit, do të ketë një ngërç në rezultat: Aleanca Qytetare dhe Aleanca për Klimën pritet të marrin secila nga 90 vende.
Çdo projeksion jep një pamje pak më të mirë për PS-në në Parlamentin kantonal të Cyrihut. Sipas projeksionit të fundit bazuar në 157 komuna të numëruara, socialdemokratët do të fitojnë një vend.
Kjo do të çonte në një ngërç në Parlamentin kantonal të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Aleanca për Klimën (PS, të Gjelbërit, GLP, EVP dhe AL) do të kishte saktësisht të njëjtin numër vendesh si partitë e djathta (SVP, FDP, Mitte dhe EDU) – 90 me 90.
Shpërndarja përfundimtare e mandateve mund të bëhet vetëm kur të jenë të disponueshme rezultatet nga të gjitha komunat. Rezultati përfundimtar pritet rreth orës 18:00.
Në zgjedhjet parlamentare janë duke marrë pjesë 17 kandidatë me rrënjë shqiptare, kryesisht nga SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale).
Në mandatin e mëparshëm ishte zgjedhur deputete Qëndresa Sadriu-Hoxha, si e para shqiptare në këtë post. Ajo ka kandiduar sërish edhe në zgjedhjet e sotme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














