Lajme
Mijëra familje varen nga asistencat sociale në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të varfra, ndërsa, përveç parametrave të tjerë ekonomikë, këtë e tregojnë edhe statistikat e pranuesve të ndihmës sociale. Dhjetëra-mijëra familje në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut janë shfrytëzues të ndihmave sociale, në bazë të ndryshme.
Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, mbi 63 mijë familje janë nën mbrojtje sociale nga shteti, bazuar në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2021.
Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, rreth 36 mijë familje pranojnë asistencë sociale nga shteti mbi baza të ndryshme.
Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22.980 familje me gjithsej 90.806 anëtarë. Përveç kësaj, 2.921 familje kanë përfituar nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.
Shqipëri 63.715
Maqedoni e Veriut 36.000
Kosovë 22.980
Ndihma shtesë gjatë pandemisë
Pandemia e Covid-19 dhe rritja e çmimeve në periudhën e kaluar ka prekur veçanërisht shumë shtresat më të brishta të shoqërisë, ata më të varfrit. Shtetet e rajonit janë përpjekur që nëpërmjet disa pakove sociale t’u dalin në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.
Përveç masave të tjera, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dhënë edhe shtesa mbi ndihmën sociale për familjet e prekura./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh