Kalendari
Ftesë nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka nderin t’ju ftojë në një takim me bashkatdhetarë në bashkëbisedim me kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Kadri RAHIMAJ

Me rastin e vizitës zyrtare të kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Kadri RAHIMAJ në Konfederatën e Zvicrës, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka nderin t’ju ftojë në një takim me bashkatdhetarë, ku do të shpalosen të arriturat e deritanishme si dhe mundësitë dhe potencialet për investime që ofron kjo Komunë e Republikës së Kosovës.
Takimi do të mbahet ditën e premte, më 10 shkurt 2023, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, me fillim në orën 18:30.
Adresa ku do të zhvillohet takimi është si më poshtë: Eugen-Huber-Strasse 19A 8048 Zürich.
Ju lutem, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri ditën e premte në orën 15:00 në emailin: [email protected]
Pjesëmarrja Juaj do të na nderojë! Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich Tel: + 41 (0) 43 343 01 71
E-maili: [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Shkurt 2023
- Ora18:30
- Data e përfundimit10 Shkurt 2023 - 20:00
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme