Lajme
Scholz konfirmon bashkëpunimin e ngushtë me Italinë
Qeveria gjermane dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e saj të ngushtë me udhëheqjen e re italiane, nën kryeministren e djathtë Giorgia Meloni, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz.
”Të dy vendet kanë lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore”, tha ai pas vizitës inauguruese të Melonit në Gjermani.
Italia është një “tokë e dëshirës” për shumë gjermanë. Të dyja qeveritë janë të vendosura për të vazhduar bashkëpunimin e tyre të ngushtë”, shtoi Scholz, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Scholz nënvizoi unitetin që bashkon të dy vendet në mbështetjen e tyre për Ukrainën kundër pushtimit të Moskës.
Scholz tha gjithashtu se po punohej për një plan që ai ra dakord me paraardhësin e Melonit, Mario Draghi, gjatë një vizite në Romë në dhjetor 2021, që synonte rritjen e bashkëpunimit midis dy kombeve.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










