Lajme
Ligjvënësit zviceranë refuzojnë të lehtësojnë rregullat e shtetësisë për emigrantët e gjeneratës së tretë
Një komision parlamentar kundërshton shtytjen për rregulla më të thjeshta të natyralizimit për nipërit dhe mbesat e emigrantëve të lindur në Zvicër

Ndryshe nga shumë vende të tjera, të qenit i lindur në Zvicër nuk do të thotë automatikisht se personi është zviceran.
Nëse prindërit e tyre kanë lindur jashtë vendit dhe kanë ende pasaporta të huaja, një person nuk do të marrë nënshtetësinë zvicerane në lindje. Ata quhen të huaj të gjeneratës së dytë ose të tretë, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse kanë lindur në Zvicër dhe kanë jetuar gjithë jetën këtu, ata kanë të njëjtën kombësi si prindërit e tyre dhe do të vazhdojnë të konsiderohen si të huaj – derisa (dhe nëse) natyralizohen.
Por, ky proces është mjaft kompleks, pasi “pengesat që duhen kapërcyer janë aq të larta saqë kërkesat ligjore janë të pamundura për t’u përmbushur”, sipas një raporti të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Ka pasur disa mocione në Parlament të depozituara nga deputetët socialdemokratë dhe deputetët e gjelbër në favor të shtetësisë në lindje për gjeneratën e dytë, por deri më tani nuk ka dalë asgjë nga këto përpjekje, përcjell tutje albinfo.ch.
Dhe, megjithëse në vitin 2017 votuesit miratuan natyralizimin e lehtësuar për gjeneratën e tretë, ende mbeten pengesa, pasi nuk është bërë asnjë përparim deri më sot për këtë çështje.
Në fakt, këtë javë Komisioni i Institucioneve Politike i Këshillit të Shteteve rekomandoi që Parlamenti të refuzojë çdo mocion që synon uljen e pengesave për natyralizimin e këtij grupi njerëzish.
Arsyeja, sipas Komisionit, është se natyralizimi i lehtësuar për gjeneratën e tretë u prezantua vetëm katër vjet më parë dhe “tani duhet të presim për më shumë informacion mbi evoluimin e situatës përpara se të fillojmë një rishikim të ri të ligjit”.
Më shumë vendime për këtë çështje do të merren gjatë seancës pranverore të Parlamentit, e cila do të zhvillohet nga 27 shkurt deri më 17 mars, përcjell tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, qasja në kombësinë zvicerane për këtë grup popullsie mbetet “në mënyrë të paarsyeshme burokratike”, pasi në shumë raste provat e nevojshme që ky proces të jetë i suksesshëm është i vështirë për t’u marrë, thuhet në raportin e SEM.
Si rezultat i këtyre kushteve të rrepta, të cilat në shumë raste janë të pamundura për t’u plotësuar, shumica e shtetasve të huaj të brezit të tretë as që shqetësojnë të aplikojnë për natyralizim: nga 25,000 persona në këtë grup, vetëm rreth 800 kërkojnë shtetësi çdo vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor 30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës: Një rrugëtim me zemër dhe art ...
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?