Lajme
Kaq do kushtojë bileta mujore në Gjermani
Qeveria gjermane ndërmerr një veprim për transportin publik
Qeveria gjermane ka rënë dakord sot për të prezantuar një biletë mujore të transportit publik prej 49 eurosh (52 dollarë) më 1 maj, megjithëse Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar, përcjell albinfo.ch.
“Ky vendim do të bëhet realitet më 1 maj”, tha sot kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit, Oliver Krischer, pas mbledhjes së grupit të punës.
“Shitjet e biletave mbarëkombëtare për autobusët dhe trenat rajonalë do të nisin më 3 prill”, tha Krischer.
Megjithatë, marrëveshja pritet t’i nënshtrohet miratimit të Komisionit Evropian. Mbikëqyrësi i konkurrencës i BE-së aktualisht po shqyrton propozimin e qeverisë.
Sipas Krischer, qeveria federale dhe ato të landeve (republikave) arritën një marrëveshje për të ashtuquajturën ‘biletë pune’, të cilën punëdhënësit do të mund ta blejnë me një zbritje prej 5%, dhe më pas do t’ua kalojnë punonjësve të tyre me një zbritje prej të paktën 25%.
Nuk është arritur ende një marrëveshje nëse do të ofrohen bileta digjitale.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












