Të tjera
Lara Colturi, e 17-ta në nivel bote
Lara Colturi vazhdon të regjistrojë rezultate të larta për Shqipërinë në ski. Pas titujve kampione bote për të reja, 17-vjeçarja u pozicionua e 17-ta në dy garat ku mori pjesë, në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Kronplatz.
Skiatorja kuqezi konkurroi mes më të mirave në botë. Mjafton të kujtosh se eventi në Dolomite u fitua nga kampionia amerikane Mikaela Shifrin, e cila vendosi edhe një primat, si femra që ka fituar më tepër në historinë e Botërorit të skive, me suksesin e 83-të në karrierë, shkruan A2, përcjell albinfo.ch.
Ndalesa e radhës për Lara Colturin do të jetë etapa e Kupës së Botës në Çeki, në datat 28 dhe 29 janar, ku do të konkurrojë në garën e Sllallomit.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









