Kinema
Filmi me 8 nominime për Oscar 2023
“All Quiet on the Western Front” është filmi më i spikatur në këtë edicion, një produksioni, i cili është kandidat në 8 çmime për Oscar 2023.
Ky produksion gjerman i regjisorit Eduard Berger bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër nga Erich Maria Remarque dhe tregon historinë tronditëse të një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore.
Filmi që pati premierën në shtator të vitit që lamë pas është nominuar në kategoritë: Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Grim, Tingull, Skenar i Përshtatur, Skenar Origjinal, Muzikë Origjinale, Efekte Vizuale, Kinematografi dhe Dizajn Produksioni, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Teksa të tjerë filma janë po ashtu në garën për të rrëmbyer një OSCARS në këtë edicion.
Për fotografinë më të mirë janë nominuar filma si:
Everything Everywhere All at Once, The Fabelmans, Babylon, Tár, Top Gun: Maverick, The Banshees of Inisherin, Avatar: The Way of Water, Elvis, Glass Onion: A Knives Out Mystery, Triangle of Sadness.
Regjisori më i mirë pritet të ndahet mes emrave:
Steven Spielberg, The Fabelmans, James Cameron, Avatar: The Way of Water, Daniel Kwan and Daniel Scheinert, Everything Everywhere All at Once, Damien Chazelle, Babylon S.S. Rajamouli, RRR.
Aktori më i mirë mes:
Colin Farrell, The Banshees of Inisherin, Austin Butler, Elvis, Bill Nighy, Living, Brendan Fraser, The Whale, Paul Mescal, Aftersun.
Aktorja më e mirë mes:
Cate Blanchett, Tár, Michelle Yeoh, Everything Everywhere All at Once, Michelle Williams, The Fabelmans, Viola Davis, The Woman King, Margot Robbie, Babylon.
95 Accademy Awards do të mbahen më 13 mars, në Dolby Teatre, në Los Angeles.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













