Lajme
28-vjeçarja shqiptare goditet nga një motoçikletë në Itali
Raportohet se një 28-vjeçare shqiptare është goditur nga një motoçikletë gjatë në Itali, përcjell albinfo.ch.
Referuar medieve italiane, e reja shqiptare, përveçse është përplasur, më pas është grabitur nga drejtuesi i motorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në Porta Nuova të Milanos, shkruan topchanel.
28-vjeçarja po lëvizte me biçikletë kur u godit nga motori, që e rrëzoi përtokë. Në atë moment, drejtuesi zbriti, iu afrua dhe i mori çantën ku ajo mbante dy telefonë dhe portofolin, e më pas u largua menjëherë nga vendngjarja.
Fatmirësisht e reja mësohet se nuk pësoi dëmtime serioze dhe ishte ajo që i tregoi gjithë ngjarjen karabinierëve. Ata kanë sekuestruar edhe kamerat në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











