Pas Gjenevës, Neuchâtel, Jura, Ticino dhe Basel-City, sindikatat dhe grupet e majta tani po kërkojnë të vendosin pagën minimale për orë edhe në Vaud, përcjell albinfo.ch.
Drafti i propozimit u dorëzua këtë javë në Kancelarinë kantonale dhe komiteti organizativ do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për ta vendosur këtë çështje në fletëvotim.
Nëse pranohet nga votuesit e kantonit, paga e propozuar prej 23 franga në orë do të ishte e barabartë me atë të Gjenevës (shpesh e quajtur “paga minimale më e lartë në botë”); është 21 franga / orë në Basel-City; 20 në Neuchàtel dhe Jura, dhe 19 në Ticino.
Këto shuma ndryshojnë pasi pasqyrojnë koston e jetesës në secilin prej këtyre kantoneve.