Lajme
Çmimet e qirave janë rritur në Gjermani
Çmimet e qirave janë bërë të papërballueshme për shumë gjermanë, duke rritur nevojën për banesat sociale, të subvencionnuara nga shteti. Dega e ndërtimit nuk ka shumë interes të ndërtojë aty ku fiton më pak.
Në vitet 90-a në Gjermani kishte rreth 3 milionë banesa sociale, sot ky vend ka vetëm 1,1 milionë të tilla. Ka disa përllogaritje, se sa hapësira të subvencioncuara i nevojiten Gjermanisë. Sipas Verena Bentele, presidente e Shoqatës Sociale, VdK, Gjermania ka nevojë për rreth 5 milionë apartamente sociale. Ajo e argumenton këtë shifër të lartë me nevojën aktualisht në rritje të shumë familjeve për shkak të krizës së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
Qeveria gjermane kishte premtuar se do t’i kushtohej kësaj çështjeje, dhe se do të ndërtoheshin 100.000 apartamente sociale vitin e kaluar, por realisht në vitin 2022 në Gjermani kishte 27.000 apartamente soiale më pak. Ky është vetëm fillimi, sipas Axel Tausendpfund, drejtor i Shoqatës së Ekonomisë së Banimit të Gjermanisë Jugperëndimore. “Objektivat e qeverisë do të dështojnë edhe këtë vit qartë. Shkaqet lidhen më rritjen e lartë të normave të interesit, rritje të fortë të çmimeve të ndërtimit dhe se, edhe ne këtu për shkak të luftës në Ukrainë kemi vështirësi në lidhje me zinxhirët e furnizimit.”
Projektet e ndërtimit, qofshin të subvencionuara ose jo po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Për investitorët më parë në projektet e subvencionuara mund të dlite një fitim tek qiratë, por tani ky fitim përpihet nga rritja e kostove. Shumë qytete gjermane njoftojnë, se duan të mbyllin projektet e nisura, por janë planifikuar shumë pak projekte të reja ndërtimi. Sipas Tausendpfund familjet me të ardhura të pakta do të preken edhe më shumë në të ardhmen. Një ofertë e dobët në tregun e banimit do të çojë në rritjen e mëtejshme të qirave. “Në tregun normal ata që janë të dobët financiarisht dhe kërkojnë apartamente me qira kanë shumë pak shanse të gjejnë një apartament me qira të leverdisshme. Edhe kur kanë dokumentin për të marrë apartament social, shpesh ata nuk e gjejnë dot një të tillë, sepse nuk ka banesa sociale.”
Më shumë impulse për investitorët
Disa faktorë nuk mund të ndryshohen, si për shembull, përqindjet e larta të normave të interesit, çmimet e larta apo mungesa e punëtorëve të ndërtimit. Por mund të ketë përmirësime të tjera, sipas ekspertëve: Më shumë subvencione do të rrisin interesin e investitorëve, më pak kërkesa burokratike dhe leje më të shpejta ndërtimi mund ta bëjnë ndërtimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë. Një hap i parë ndërmerret këtë vit. Qeveria gjermane do të mbështesë në vitin 2023 me më shumë fonde sektorin e ndërtimit të banesave sociale. Për këtë janë parashikuar 1,78 miliardë euro. Në vitin 2022 ishin parashikuar vetëm 750 milionë euro. Por ndërtimi i banesave sociale është kompetencë e landeve dhe programet e subvencionimit nuk janë të njësuara. /DW
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













