Lajme
“Noma” i Rene Rexhepit, i vlerësuar si restoranti më i mirë në botë, mbyll dyert
“Noma”, restoranti më i mirë në botë u thotë “lamtumirë” klientëve
Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma do të mbyllet, përcjell albinfo.ch.
Noma, i cili gjendet në Kopenhagen, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vjet u votua si restoranti më i mirë në botë. Por, shefi i tij, Rene Rexhepi, thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, Noma do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme.
![]()
Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin. “Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vjetësh të mund të rikthehet përsëri.
Rene Rexhepi është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë i famshëm për menytë e tij stinore, të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut.
Noma ka kryesuar vazhdimisht listat e restoranteve më të mira në botë dhe krijuesi i saj, René Rexhepi, është vlerësuar si kuzhinieri më i shkëlqyer dhe më me ndikim i epokës së tij.
Megjithatë, Rexhepi ka thënë për New York Times se restoranti do të mbyllet për shërbim të rregullt në fund të vitit 2024.
“Noma do të bëhet një laborator ushqimor me kohë të plotë, duke zhvilluar pjata dhe produkte të reja për funksionimin e saj të tregtisë elektronike, Noma Projects, dhe dhomat e ngrënies do të jenë të hapura vetëm për pop-up-et periodike. Roli i tij do të bëhet diçka më afër shefit krijues sesa shefit të kuzhinës”, shpjegon Rexhepi.
Lexo edhe: “New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”
Kjo lëvizje do të shkaktojë një valë të madhe tronditës për botën e kulinarisë, komenton New York Times, e cila shpjegon edhe me terminologjinë e futbollit.
“Kjo është njësoj sikur skuadra e Manchester United të vendosë të mbyllë stadiumin Old Trafford për tifozët, ndërsa skuadra do të vazhdonte të luante.
Vendimi vjen pasi Noma dhe shumë restorante të tjera elitare po përballen me shqyrtimin e trajtimit të punëtorëve, shumë prej tyre të paguar keq ose aspak, të cilët prodhojnë dhe shërbejnë këto pjata të shkëlqyera. Stili i ngrënies së mirë që Noma ndihmoi në krijimin dhe promovimin në mbarë globin – jashtëzakonisht inovativ, intensiv i punës dhe shumë i shtrenjtë – mund të jetë duke kaluar një krizë qëndrueshmërie.
Rene Rexhepi është me origjinë Maqedonia e Veriut. Ai u bë i famshëm për menutë e tij stinore të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat










