Lajme
Shkaku i mjegullës anulohen disa fluturime në aeroportin e Shkupit
Mjegulla në Shkup ka vështirësuar qarkullimin ajror dhe rrugor. Disa nga fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar, ndërsa disa të tjera janë shtyrë. Për shkak të mjegullës, dukshmëria ka rënë edhe në disa rrugë në gjithë vendin, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar, fluturimet nga Bremeni dhe Dortmundi janë anuluar, ndërsa fluturimi nga Stambolli është shtyrë. Në aeroportin e Shkupit ka aterruar vetëm një avion nga Vjena. Nisja për në Stamboll u vonua për rreth katër orë, ndërsa nisja e fluturimit për në Londër rreth 50 minuta.
Në sferën e komunikacionit rrugor Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi mëngjesin e sotëm se ka ulje të dukshmërisë në disa rrugë në vend. Në akset rrugore Tetovë – Grupçin dhe Koçan – Vinicë – Kamenicë e Maqedonisë ka dukshmëri të reduktuar deri në 40 m, ndërsa në rrugët Manastir – Prilep, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë dhe Koçan-Shtip, dukshmëria është reduktuar nga 50 m deri në 100 m.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












