Lajme
Gjermania alarmon për rritjen e spiunazhit rus
Kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane paralajmëroi për rritjen e aktivitetit nga shërbimet sekrete ruse.
“Interesi i inteligjencës ruse këtu në Gjermani jo vetëm që është i pandërprerë, por gjithashtu po rritet ndërsa efektet e luftës vazhdojnë”, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA Thomas Haldenwang, shefi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
“Rasti aktual tregon gjithashtu se sa real është rreziku i spiunazhit rus”, shtoi Haldenwang, duke iu referuar agjentit të dyshuar të dyfishtë, i cili u arrestua për furnizimin e Rusisë me informacione sekrete para Krishtlindjeve.
Ai gjithashtu pret që Moska të përpiqet të kompensojë dëbimin e 40 zyrtarëve rusë të konsideruar persona non grata nga Gjermania.
“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të parandaluar që njerëz të tjerë që mund të jenë të lidhur me shërbimet ruse të vijnë këtu në Gjermani”, tha ai.
Ai shtoi se ka një rritje masive të sulmeve kibernetike ruse, fushatave të dezinformimit dhe metodave të tjera që synojnë të ndikojnë në opinionin publik.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











