Lajme
Politikanëve në Valis u mundësohet shfrytëzimi falas i zonave të skive
Ata mund të bëjnë ski kudo në kanton për 100 CHF. Përndryshe, ky abonim do të kushtonte 1500 franga
Në disa zona të skive në Kantonin Valais, politikanët marrin kartën e skive pa pagesë ose me një çmim shumë të reduktuar, transmeton albinfo.ch. Në Verbier dhe Portes du Soleil, për shembull, anëtarët e ekzekutivit komunal udhëtojnë falas.
Këtë e tregon hulumtimi i transmetuesit frëngjisht folës zviceran RTS.
Këshilltarët kombëtarë dhe shtetërorë të Kantonit Valais dhe pesë anëtarët e qeverisë së kantonit përfitojnë nga një zbritje e madhe: ata mund të bëjnë ski kudo në kanton për 100 CHF. Përndryshe, ky abonim do të kushtonte 1500 franga.
Disa individë nga skena politike megjithatë kanë hequr dorë nga kjo zbritje, përcjell albinfo.ch. Sepse sipas RTS, çështja është delikate dhe mund të jetë e me peshë penale (konflikt interesi) kur dihet se politikanët kanë vendimmarrjen për çështje të rëndësishme të zonave të skive.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













