Futboll
UEFA ka vendosur që Zvicra dhe Bjellorusia do të përballen në Novi Sad të Serbisë
Xhaka e Shaqiri, në stadiumin e Serbisë
Në njoftimin e UEFA-s bëhet e ditur se Zvicra dhe Bjellorusia do të luajnë ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2024 në Novi Sad të Serbisë, në stadiumin “Karagjorgje”, përcjell albinfo.ch.
Bjellorusia në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë vendase kundër Zvicrës. Kjo do të thotë se Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi.
Arsyeja kryesore e ndryshimit të vendit ndodhi për shkakun se Bjellorusia është nën sanksione speciale për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase, por do të duhet ta luajë çdo ndeshje në një vend tjetër.
UEFA befasoi duke caktuar Novi Sadin si vendin pritës të ndeshjes së Bjellorusisë, për shkak se kundërshtar i saj do të jetë Zvicra më 25 mars të vitit të ardhshëm. Te përfaqësuesja helvetike, lojtarët shqiptarë kanë fjalën kryesore.
Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I e ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin e Andorran.
Xhaka e Shaqiri ishin akterët kryesorë për eliminimin e Serbisë në dy botëroret e fundit në fazën e grupeve. Më 2018, Xhaka e Shaqiri shënuan dhe festuan me shqiponjë. Edhe në ndeshjen e fundit në “Katar 2022”, ndeshja u përcoll me shumë incidente. Madje, Xhaka e festoi fitoren duke mbajtur vesh fanellën e futbollistit tjetër shqiptar të Zvicrës, Ardon Jashari. Serbët këtë e konsideruan provokim të rëndë, pasi pretendonin se ylli i Arsenalit e kujtoi komandantin legjendar Adem Jashari.
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz











