Shqipëria
Në portin e ri të Durrësit do të hapen 50 mijë vende të reja pune
Investitori Mohamed Alabbar ka deklaruar se fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe hapat e parë për ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë televizive, themeluesi i “Emaar Properties”, Mohamed Al Alabbar, thekson se ky port do të jetë një nga marinat më të mëdha të Mesdheut.
“Është shpallur tenderi ynë i parë i ndërtimit. Kështu që të mos gabohem, presim që në rreth 4 javë të marrim çmimet e ofertës dhe pasi të kalojë kjo fazë, shpresoj që për një muaj e gjysmë apo dy muaj të instalojmë vinçat dhe të fillojmë punën”, u shpreh Alabar.
Ai bëri të ditur se “gjatë këtyre tre vjetëve kam negociuar për këtë projekt dhe me të vërtetë respektoj atë që po bën shkëlqesia e tij, Edi Rama. Më pëlqen zemra e tij, mendon për popullin, i bën punët të pastra, premton dhe realizon, pavarësisht presionit politik”.
Alabbar thekson se në këtë kompani është ortaku kryesor dhe vendimmarrësi, por që ka edhe partnerë e tij në Lindjen e Mesme.
“Zakonisht, projekte të mëdha si ky duhet t’i shtojnë prodhimit të brendshëm bruto rreth 4-5% të prodhimit të brendshëm bruto të qytetit. Studimet tona gjithmonë e tregojnë, por përsa i përket turizmit, është i jashtëzakonshëm. Ju premtoj që nëse do e bëjmë projektin siç duhet, çdo turist që do vijë në Shqipëri, 90% e tyre do të vijnë këtu”, u shpreh ai gjatë intervistës televizive.
Themeluesi i “Emaar Properties” deklaroi se në portin turistik të Durrësit do të hapen rreth 40-50.000 vende të reja pune.
E-Diaspora
-
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s Morina kandidon për Këshillin Bashkiak të Malmö-s (kommunfullmäktige) me bindjen se politika duhet të jetë pranë... -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












