Lajme
Policia e Cyrihut mund të tregojë edhe më tej kombësinë e delinkuentëve
Më 2021, elektorati i Cyrihut kishte vendosur që policia të emërtojë kombësinë e të dyshuarve dhe kriminelëve. Disa e kishin kundërshtuar këtë
Policët e Kantonit të Cyrihut duhet të vazhdojnë të deklarojnë kombësinë e të dyshuarve dhe kriminelëve. Gjykata e Lartë Federale ka vendosur se kjo kërkesë kantonale është e ligjshme, transmeton albinfo.ch. Disa persona kishin kërkuar që ajo të hiqej, si diskriminuese.
Rregullorja sipas të cilës të gjitha forcat policore të Cyrihut duhet të emërtojnë kombësinë e të dyshuarve dhe kriminelëve është një kriter i vendosur në rrafshin e Kantonit, shkruan agjencia e lajmeve, sda. Megjithatë, në vendimin e saj të botuar të enjten, Gjykata e Lartë Federale thekson se i anulon rastet e tilla vetëm kur ato “i shmangen çdo interpretimi”, pra janë absolutisht të papajtueshme me ligjin mbizotërues.
Por, sipas Gjykatës së Lartë Federale në rastet kur emërtohen kombësitë nuk kemi të bëjmë me “raste absolutisht të papajtueshme me ligjin mbizotërues”.
Në mars të vitit 2021, elektorati i Kantonit të Cyrihut kishte vendosur me referendum që të gjitha trupat e policisë duhet të emërtojnë kombësinë e të dyshuarve dhe kriminelëve, përcjell albinfo.ch. Në vitet e mëparshme, policia e qytetit të Cyrihut e kishte shmangur qëllimisht këtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










