Lajme
Zvicër: Shtiret si infermiere dhe rrëmben foshnjën, por arrestohet shpejt
Të hënën, një grua hyri në një dhomë në Spitalin Kantonal në Lucern dhe duke u paraqitur si infermiere, rrëmbeu një foshnjë të porsalindur. U arrestua
Një histori e tmerrshme, për fat, me një fund të lumtur. Një grua ka rrëmbyer një foshnjë të porsalindur nga Klinika gjinekologjike e spitalit kantonal në Lucern. Rrëmbyesja e dyshuar u arrestua dhe foshnja iu kthye prindërve të saj, sipas Ministrisë Publike të Lucernit. Fëmija u shërua brenda ditës. Është hapur një hetim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gruaja hyri në një dhomë të Klinikës gjinekologjike, duke u thënë prindërve se ishte infermiere, njoftoi prokurori. Më pas ajo rrëmbeu foshnjën treditore. “Falë hetimeve të gjera”, thuhet në komunikatë, “rrëmbyesja e dyshuar është arrestuar në vendbanimin e saj në Zvicrën qendrore”. I porsalinduri iu kthye prindërve të tij, të cilëve iu është dhënë mbështetje psikologjike dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur Ministria Publike.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












