Dy qytetet më të mëdha të Zvicrës renditen shpesh ndër vendet më të shtrenjta të Evropës (dhe ndonjëherë në botë) për të jetuar.
Mjaft studime të viteve të fundit i kanë vendosur të dy qytetet zvicerane në krye të renditjes së “kostove të jetesës”. Pra, nuk është vërtet surprizë për askënd që Cyrihu dhe Gjeneva u vendosën në top 10-shen e qyteteve më të shtrenjta në botë dhe dy më të shtrenjtat në Evropë, në Indeksin e Kostos së Jetesës 2022 të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU), të publikuar javën e kaluar.
Por, pse pikërisht dy qytetet vazhdojnë të marrin këto tituj të palakmueshëm vit pas viti?
Daniel Dreier, një ekspert financiar në platformën e krahasimit të çmimeve Moneyland, përmendi disa faktorë pse të dyja komunat janë – të paktën në disa raste – më të shtrenjta se shumë të tjera.
Çmimet/qiratë e pronave
“Arsyeja e dukshme këtu është oferta në raport me kërkesën”, tha ai.
Gjeneva ka veçanërisht një treg të ndërlikuar banesash – kantoni i vogël ka vuajtur nga një mungesë akute banesash për shumë vjet, me kërkesën shumë më të madhe se oferta.
Një nga arsyet e mungesës së apartamenteve dhe rrjedhimisht edhe qirave të larta, ka të bëjë me gjeografinë dhe demografinë e Gjenevës. Kantoni është i vendosur në cepin jugperëndimor të vendit, ku ndodhet midis Francës dhe Liqenit të Gjenevës. Toka për ndërtime të reja është e kufizuar, ndërkohë që kërkesa është në rritje të vazhdueshme bashkë me popullsinë.
Primet e sigurimit shëndetësor, taksa të larta rrugore dhe kosto sigurimi të makinave dhe diferencat tatimore.