Lajme
Zvicra mund të ndalojë përdorimin e makinave elektrike
Zvicra do të ndalojë përdorimin e makinave elektrike për udhëtime ‘jothelbësore’, nëse vendit i mbaron energjia elektrike këtë dimër, ka njoftuar qeveria, përcjell albinfo.ch.
Planet e emergjencës të hartuara në rast se zviceranët goditen nga ndërprerjet e energjisë kërkojnë gjithashtu që orët e hapjes së dyqaneve të reduktohen deri në dy orë në ditë, sistemet e ngrohjes në klubet e natës të fiken dhe ndërtesat e tjera të ngrohen në jo më shumë se 20 gradë Celsius.
Masat e krizës mund të ndalojnë shërbimet e transmetimit dhe pajisjet e videolojërave, dritat e Krishtlindjeve mund të fiken dhe të gjitha stadiumet sportive dhe objektet e natyrave të ngjashme të mbyllen.
Qeveria zvicerane i trembet një mungese të energjisë në muajt e ardhshëm, sepse është tejet e varur nga importet për ta përballuar atë gjatë dimrit, pasi vendi merr rreth 60% të energjisë së tij nga hidrocentralet, të tilla si digat nëpër lumenj ose gjeneratorët e vendosur midis liqeneve.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













