Sanksionet e reja përfshijnë një bazë ligjore për vendosjen e kufijve maksimalë të çmimeve për naftën bruto ruse dhe produktet e naftës dhe kufizimet për produktet e tjera të çelikut, mallrat për industrinë e aviacionit dhe hapësirës dhe mallrat ekonomikisht të rëndësishëm për Rusinë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu një ndalim për ofrimin e shërbimeve të tjera (konsulencë IT, inxhinieri, arkitekturë, këshilla ligjore) për qeverinë dhe kompanitë ruse, si dhe për të qenë në bordet e disa kompanive shtetërore ruse.
Qeveria ka lëshuar gjithashtu një embargo armësh kundër Rusisë, e cila është shtrirë edhe në Ukrainë për arsye që lidhen me neutralitetin zviceran.