Futboll
Sa janë të ardhurat në Kupën e Botës
Tifozët nga Katari, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, India dhe Brazili kanë blerë më shumë bileta
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2 miliardë euro.
Kjo shifër përfaqëson të ardhurat e krijuara nga organi qeverisës i futbollit botëror gjatë katër viteve dhe tejkalojnë vlerësimin fillestar me 1 miliard.
Të ardhurat shtesë u rritën nga marrëveshjet tregtare me vendin pritës të Kupës së Botës. Qatar Energy është bashkuar si sponsor kryesor dhe sponsorët e rinj të nivelit të tretë përfshijnë bankën e Katarit QNB dhe kompaninë e telekomunikacionit Ooredoo.
FIFA gjithashtu këtë vit shtoi marrëveshje sponsorizuese të nivelit të dytë nga platforma financiare crypto.com dhe një ofrues blockchain, sponsori i saj i parë i ri amerikan në më shumë se një dekadë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Fillimi i Kupës së Botës ka ringjallur interesin, pavarësisht kritikave ekstrasportive rreth organizimit të ngjarjes nga Katari. Radhët u krijuan jashtë qendrës së biletave të FIFA-s në Doha dhe tifozët raportuan për pritje të gjata për të blerë bileta në internet.
Sipas FIFA-s, 2.95 milionë bileta ishin shitur përpara ndeshjes hapëse të turneut mes Katarit dhe Ekuadorit. Katari ka shitur tashmë më shumë bileta se Rusia, e cila nga ana e saj arriti të shiste 2.4 milionë për Kupën e Botës 2018. Tifozët nga Katari, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, India dhe Brazili kanë blerë më shumë bileta.
Por, në Katar ka më pak dhoma sesa tifozë. Ndërsa, edhe ato dhoma hotelesh ofrojnë çmime tepër të larta. Kështu, për një dhomë superluksoze mund të shpenzohen deri në 3200 euro për natë. Nga ana tjetër, 270 euro kushton një dhomë në një kontejner.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














