Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret që konfirmon përzgjedhjen e Iryna Venediktova si ambasadoren e ardhshme të Ukrainës në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Venediktova ka punuar si prokurore e përgjithshme e Ukrainës përpara se të pushohej nga puna në korrik 2022.
Nuk është e qartë se kur do të marrë detyrën në Bernë. Ambasadori aktual në Zvicër, Artem Rybchenko, ka qenë në këtë rol që nga qershori 2018.