Lajme
Rritje e ndjeshme e numrit të emigrantëve të paligjshëm në Zvicër
Numri i imigrantëve të paligjshëm që janë kapur nga policia në Zvicër është katërfishuar në tetor, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Shërbimi Federal i Doganave dhe Sigurisë Kufitare tha se 7,891 persona ishin gjetur duke jetuar në Zvicër pa autorizim. Kjo është një rritje mujore prej më shumë se 2,000 që nga shtatori. Në tetor 2021 rojat kufitare gjetën 2090 emigrantë të paligjshëm.
Shumica e këtyre njerëzve kishin mbërritur përtej kufijve lindorë dhe jugorë të Zvicrës dhe kishin origjinën kryesisht nga Afganistani dhe Tunizia.
Policia po heton 385 raste të kontrabandës së personave të dyshuar në 10 muajt e parë të vitit, prej të cilave 50 janë raportuar në tetor.
Zvicra tashmë po lufton për të akomoduar numrin në rritje të refugjatëve që regjistrohen siç duhet tek autoritetet kur hyjnë në vend.
Ushtria është detyruar të ndërtojë strehim të përkohshëm, ndërsa kantoneve u është kërkuar të kujdesen për më shumë refugjatë se në kohët normale.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin pret që deri në fund të vitit të trajtojë 22,000 aplikime për refugjatë, që është 7,000 më shumë se gjatë vitit 2021, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












