Gjuha
Edhe një klasë e re shqipe në Bex, të Kantonit Waadt
Përpjekjet në shërbim të fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër, kanë filluar t’i tejkalojnë edhe parashikimet tona. Nga java në javë, nga muaji në muaj kemi më tepër klasa dhe, natyrisht më tepër nxënës, të cilët regjistrohen në pikat shkollore në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën amtare, përcjell albinfo.ch.
Fakt është se aty ku bëhen bashkë prindër dhe mësues nuk mungojnë sukseset në shërbim të shkollës shqipe. Kështu, edhe javën e kaluar u hap shkolla e radhës, e cila iu bashkëngjitet dhjetëra e dhjetëra shkollave të hapura deri më tani, duke përfshirë qindra fëmijë në bankat shkollore për të mësuar gjuhën shqipe. E gjithë kjo po ndodh në prag të festave të nëntorit: 114 vjetorit të Kongresit të Alfabetit, 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë si dhe 50 vjetorit të Kongresit të drejtshkrimit. Dhe, natyrshëm nëntori është muaji që motivon dhe obligon shqiptarët të punojnë e të veprojnë edhe më tepër në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Në këtë rrugëtim edhe mësuesit dhe prindërit e shkollave shqipe në Zvicër të përkushtuar rreth rolit të tyre në hapjen e pikave të reja shkollore dëshmojnë gjithnjë e më tepër se “aty ku punohet, edhe sukseset nuk mungojnë”. Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Rahime Latifi dhe mësimi zhvillohet çdo të shtunë, nga ora 10:00-12:00.
“Shkolla shqipe” në Zvicër falënderon prindërit shqiptarë për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave të përbashkëta kombëtare, me qëllim që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe që fëmijët shqiptarë ta kenë sa më afër pikën shkollore për ta mësuar gjuhën amtare.
Tani çdo javë do të zhvillohet mësimi i gjuhes shqipe për fëmijët shqiptarë në Bex, ku përfshin rrethet Le Glarey, Cotterd, Le Bévieux, Le Châtel, Chiètres, La Forêt, Le Chêne, Les Dévens dhe Fenalet. Rreth 6600 njerëz jetojnë në Bex dhe rrethet e tij, shumë prej tyre janë edhe shqiptarë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











