Një pjesë e projektit për bashkimin mes veriut e jugut të Shqipërisë është lëshuar sot në funksion.
“Tuneli i Llogarasë, ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit”, njofton kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

