Shqipëria
Shqipëri: Çdo i ri që largohet shkakton 15 mijë euro humbje në vit
Çdo i ri që largohet nga Shqipëria krijon 15 mijë euro në vit humbje në vend. Alarmi u dha nga ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, e cila i referohet të dhënave ndërkombëtare. Sipas saj, nga përllogaritjet për vitin 2018, largimi i emigrantëve i ka kushtuar Shqipërisë 330 milionë euro deri në 504 milionë euro kosto, që varion nga numri dhe niveli arsimor i tyre.
“Janë disa të dhëna jozyrtare sesa i kushton Shqipërisë largimi qoftë i një individi, i referohemi të dhënave ndërkombëtare si “Wester Foundation” që ka përllogaritur se për vitin 2018 kostoja që i kushton Shqipërisë largimi i emigrantëve është nga 330-504 milionë euro dhe kjo varion nga numri i emigrantëve dhe niveli i tyre arsimor. Problematikë është edhe fakti i së ardhmes, i humbjes që këta i shkaktojnë konsumit të ekonomisë shqiptare që prek PPB, dhe rrit kostot dhe është përllogaritur që çdo individ që largohet krijon 15 mijë euro në vit te konsumi”, tha ajo për A2.
Për ekspertin e emigracionit Ilir Gedeshi, çështja e emigrimit është një çështje kombëtare, ndërsa thekson se karakteristikë e tij është largimi i trurit. “Emigracioni prek bizneset, nëse më parë largoheshin të papunët tani biznesi nuk gjen fuqi punëtore. Është emigracion që po merr karakteristikat e një “brain drain”. Emigrojnë persona me arsim të mesëm e të lartë. 40% “brain drain” dhe 30% me arsim të mesëm profesional dhe kjo ka impakt sa i takon jetës politike e sociale. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i ka këto flukse”.
Për sociologun Gëzim Tushe shkaqet kryesore janë cilësia e shërbimeve në vend, joshja ndaj vendeve perëndimore që ecin me zhvillim të shpejtë, ndërsa te ne cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar. Sipas tij, qeveria nuk duhet ta shohë emigracionin si e drejtë individuale.
“Janë shkaqe të brendshme e të jashtme, të jashtmet kanë të bëjnë me atraksionin e perëndimit, që trendi i tyre lëviz me shpejtësi të mëdha si cilësia e shërbimeve, shëndetësisë, arsimit. Faktorët e brendshëm si papunësia, niveli i kriminalitetit, cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar dhe këto ndikojnë që njerëzit mendojnë që rruga është për të ikur. Emigracioni justifikohet ose në gjendje lufte, ose fatkeqësi natyrore, tani e kemi individual emigracionin. Qeveria duhet të gjejë shkaqet për ta demotivuar emigracionin dhe jo ta shohë si të drejtë individuale. Shkaqet, ritmi i reformave është shumë i ngadaltë, duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve. Emigracioni po krijon plaken e popullsisë”.
Për eksperten Nunaj, një tjetër faktor që tregon rritjen e emigracionit është edhe rritja e remitancave. “Rënia e remitancave ishte kryesisht për periudhën e krizave që kanë kaluar vendet origjinë ku janë emigrantë si Greqia e Italia, ndërsa në 2021 sipas BSH-së, remitancat janë rritur dhe kanë qenë në nivelin më të lartë që nga 2019. Kjo vjen se emigracioni është edhe më i ri”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









