Shqipëria
Flasin emigrantët shqiptarë në Britani, thonë se po shënjesteohen padrejtësisht
Jemi shënjestruar padrejtësisht, jemi demonizuar si shpërndarës droge dhe po përdoremi si koka turku nga qeveria britanike, thonë emigrantë shqiptarë për gazetën britanike ”Daily Mail”, në një reportazh nga Nick Fagge dhe Vivek Chaudhury.
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzojnë deputetët britanikë se i kanë bërë koka turku për shkak të politikës së tyre të dështuar të emigracionit dhe këmbëngulin se ata nuk pretendojnë përfitime dhe se nuk janë as gangsterë dhe as hajdutë.
Ata thonë se janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, për të punuar shumë dhe për të paguar taksat.
Duke folur jashtë një kafeneje, në veri të Londrës, ata pohojnë se janë viktima të racizmit të hapur dhe ishin shënjestruar qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi jo i duhur i kalimeve në La Mansh.
”Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Ku qëndron problemi këtu? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta”, thotë Ervis Abdullaj, 39 vjeç, pronar i ”01 Cafe Bar”.
”Unë nuk kam ardhur ilegalisht”, thekson ai.
”Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britaninë e Madhe dua të kem një jetë të mirë për veten time. Qeveria britanike thjesht po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj”, shton Abdullaj.
”A jemi ne i vetmi komunitet në këtë vend që përfshihemi në kriminalitet dhe trafik droge? Unë nuk mendoj kështu. Kam 25 vjet që jam këtu dhe nuk e di pse tani shqiptarët fajësohen për gjithçka”, thotë Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi.
”Ne jemi një komunitet i vogël, por aktualisht jemi duke u fajësuar për të gjitha problemet e mëdha. Ky është racizëm për mendimin tim, sepse është më e lehtë për qeverinë të na fajësojë neve, sesa të marrë përgjegjësi”, thekson ai.
Eduard Balla, 31 vjeç, thotë se ”unë jam murator. Unë nuk shes drogë, nuk kam armë. Unë nuk jam kriminel. Kam ardhur këtu për një jetë më të mirë”.
Flamur Alla, 50 vjeç, një ndërtues, thotë se ”jam shqiptar nga Kosova. Kam ardhur si refugjat në vitin 1999 për shkak të luftës me Serbinë. Tani jeta ime është në Britaninë e Madhe. Tre fëmijët e mi tani janë të gjithë të rritur.
”Kam shqiptarë që punojnë për mua në të gjithë Londrën. Ata të gjithë punojnë shumë. Ata nuk kërkojnë asgjë për asgjë”, thekson Alla.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












